Premiera e filmit si në Hollywood! Nga brohoritjet e publikut për Luiz Ejllin, tek Ndriçim Xhepa në tapet të kuq, çfarë ndodhi mbrëmë në ‘Pallatin
U shfaq mbrëmjen e së hënës në Pallatin e Kongreseve premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin. Për më shumë se një orë e gjysmë protagonistët e produksionit të parë filmik të Top Medias, përshkuan tapetin e kuq, mes entuziazmit dhe brohoritjeve të fan
Në Pallatin e Kongreseve këtë fillim jave është krijuar një atmosferë e paprecedentë Hollyëood-iane. Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, dy protagonistët e ‘Big Brother’ të edicionit që lamë pas, në shoë kundërshtarë, i bashkon produksioni i parë filmik i Top Medias, kësaj here si heronj “Në kuadër të Dashurisë.
Sara Hoxha elegante në veshje e sjellje duket një ‘Cate Blanchet’, në krahë të Ledion Liços, që lë të besohen se ky film sa hap siparin për produksione të tjera…
Ndërsa fansat janë grumbulluar, e raportohen 2100 shikues të premierës, protagonistët e mbrëmjes shoqërohen për afro 1 orë e 30 minuta, nga makinat e zeza, në tapetin e kuq ku fotografohen e më pas intervistohen nga Blendi Salaj dhe Neada Muçaj.
Regjisori dhe skenaristi i komedisë, xhirimet e së cilës janë përqendruar në Korçë, Koloreto Cukali vjen i shoqëruar me bashkëshorten Neraidan, me të cilën artisti është konsultuar edhe për skenarin.
Pjesëmarrja e një prej aktorëve më të mirë të kinematografisë shqiptare, Ndriçim Xhepës, për këtë produksion është një kartë garancie më shumë. Njësoj si në film, edhe në tapetin e kuq, shoqërohet nga aktorja Zamira Kita. Vetë aktori vë theksin krahas regjisë, tek puna e mirë që drejtori i fotografisë Rezart Gurashi ka bërë në film..
Tek Olta Gixhari, mbizotëron ‘e bardha’ këtë mbrëmje që e gjen në habitatin e saj. Është entuziaste, po nuk i fsheh emocionet për pritjen e publikut.
Për Luiz Ejllin, ky është një rikthim në Pallatin e Kongreseve, nga këngëtar tani në petkat e aktorit. Me më shumë famë padyshim, por mbi të gjitha i lumtur që siç thotë ‘ka në krah një vajzë si Kiara’. Brohoritjeve të admiruesve u përgjigjet me mirënjohje, ndërsa filmin ua dedikon prindërve, babait që nuk është më.
Ky produksion bëri bashkë personazhe të Shqipërisë e Kosovës, nga Sara Hoxha në rolin e Arias, tek aktorët profesionistë si Luan Jaha dhe Ylber Bardhi me komicitetin e tij, që në film rezultojnë të jenë babai dhe vëllai i Luizit.
Më shumë ngjyra filmit, si dhe premierës i dha prania e ish-banorëve të Big Brother Jori Delli dhe Dea Michel, të cilat kishin guxuar edhe me veshjen pjesërisht transparente.
Atmosfera festive shoqëroi protagonistët edhe brenda Pallatit të Kongreseve, ky film u shfaq për herë të parë në një ekran risi, me përmasa 20 me 10 metra. Ndërsa publiku mund ta ndjek përgjatë këtyreditëve në ‘Cineplexx’ filmi do të distribuohet edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, e madje edhe jashtë vendit.