Ballina Lajme Politike Pr/ligji për rritjen e pagave/ Braçe në Kuvend: Nuk është reformë por...

Pr/ligji për rritjen e pagave/ Braçe në Kuvend: Nuk është reformë por shpërndarje parashë

0

Deputeti Socialist, Erion Braçe, është kundër pr/ligjit për rritjen e pagave i cili do të hidhet sot në votim.

Madje në replikë me ministren e Financave Delina Ibrahimaj, Braçe tha se pr/ligji nuk sjell reformë por është shpërndarje parashë.

“Dëgjova ministren që e quajti reformë vendimin e sotëm. Në fakt duhet bërë reformë. Por reformat kanë si qëllim produktivitetin por deri tani po marrim vendim për të shpërndarë para.”

Për Braçen reforma duhet të nisë tek administrata dhe rritja e pagës duhet të matet me eficencën dhe produktivitetin

“ Ajo që na duhet është produktitviteti si tregues i eficencës. Sot nuk e kemi këtë. Kemi një sistem rekrutimi  në administratë që bie shpesh nën presion, lëshon e lëshohet dhe degradon në klientelizëm, korrupsion, përcati, zvarritje e dështon të jetë konkurrues. Është koncepti i kulturës ’noj gjo tjetër përtej rrogës duhet me e marrë. Duhet të ndryshojmë këtu. Rroga nuk mjafton. Duhet sistem i ri që të mbështetet fort tek produktiviteti dhe matet fort tek rezultatet”

Braçe kërkon dhe kufi për rrogat e drejtuesve të korporatave publike

“Duhet kufi për rrogat e drejtuesve të korporatave publike”

Braçe është skeptik dhe nuk beson se ky vendim do të ndikojë tek sektori privat, që edhe ai të rrisë rrogën.

“Nuk besoj se sektori privat do të nxitet nga vendimi që marrim sot për të rritur rrogat e tij. Duhet të funksionojë politika fiskale.lufta kundër evazionit fiskal duhet të jetë prioritare. Të besosh në ndërgjegjen e gjithkujt matanë që priroitet në biznesin e tij ka fitimin me norma të larta është utopi. Ajo që duhet bërë është kontrolli fiskal mbi gjithësecilin prej tyre. Këto të dyja bashkë mund ta bëjnë këtë politikë të funksionojë e të na mbajë betejën për të mbajtur punëtorët këtu. Më të mirët më të zotët”