Ballina Lajme Pr.ligji për bastet online, Fidel Ylli: Të miratohet në Parlament! Kemi një...

Pr.ligji për bastet online, Fidel Ylli: Të miratohet në Parlament! Kemi një nga ligjet më të mira europiane për sportistët elitarë

1

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli i ftuar në RTSH 24 ka shprehur domosdoshmërinë për miratimin në Parlament të pr.ligjit për bastet online.

Ylli theksoi se bastet online do të zbulojnë paratë e pista dhe se nevojitet një kontroll dhe monitorim i tyre.

“Ti kontrollojmë dhe të shohim kush luan. Basti nuk është i mirë. Nuk i promovoj. Ky është një ves që duhet rregulluar me ligj. Bastet dhe lotaritë kanë qenë dhe në kohën e Enverit. Sot ne flasim për bastet, kur ti i ke në mes të kazinosë, në mes të Tiranës. Një turisti s’mund ti thuash që ti e ke në Gjermani, por këtu nuk ka. Por jo poshtë pallatit, ku ke 30 pika. Ne i kemi në mes të Tiranës kazinotë.

Ata që do luajnë, përveç eksperiencës, do kenë dhe një garanci për lojëtarët. 95% s’mund të rrëzojë 5 %. Të kontrollohet, të jetë i kujdesshëm shteti, ti monitorojë.

Pr.ligji duhet të kalojë në Parlament. Qeverinë e duam partnere, sporti pa mbështetjen e qeverisë nuk bëhet”, tha Ylli, teksa shtoi se paratë e kompanive të basteve që sot i merr rruga, duhet t’i marrë sporti.

Ai u ndal më tej dhe te sportistët elitarë, duke theksuar se qeveria shqiptare ka bërë një prej ligjeve më të mira europiane.

Sporti është ambasadori më i mirë i Shqipërisë. Ne kemi bërë një nga ligjet më të mira europiane për sportistët elitarë”, shtoi ai.

Sipas projektligjit për bastet, parashikohet vetëm rihapja online e basteve sportive, dhe jo të gjitha basteve siç kanë qenë më parë në pika fizike, ndërsa nga organizatorët do të kërkohet që të derdhin 15% të të ardhurave bruto për Fondin e Posaçëm, fond që do të krijohet për mbështetjen e sportit, artit, kulturës dhe teknologjisë së inovacionit.

Me qëllim mbrojtjen e lojtarëve, është parashikuar edhe një fond garancie për fitimtarët, ku organizatori i bateve sportive online është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 milionë lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të luajtura nga lojëtarët brenda një viti, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.