Ballina Sport Polonia fiton me një gol ndaj Shqipërisë, kuqezinjtë nuk shënojnë dot pas...

Polonia fiton me një gol ndaj Shqipërisë, kuqezinjtë nuk shënojnë dot pas rasteve të shumta

1

Kombëtarja shqiptare e futbollit është mundur me rezultatin 1-0 nga Polonia në ndeshjen e parë të eleminatoreve të Euro 2024.

Ndonëse kuqezinjtë kanë dhuruar emocione falë rasteve të shumta që kanë patur në fushën e blertë të Varshavës, nuk kanë arritur të barazojnë për më shumë se 70 minuta, pas golit të pësuar në pjesën e parë.

Aktualisht Çekia renditet në vendin e parë të Grupit E me 4 pikë, ndjekur nga Polonia me 3, Moldavia 2, Ishujt Faroe 1 dhe Shqipëria 0.