Besimtarët myslimanë kremtojnë sot (21 prill) Fiter Bajramin duke mbyllur muajin e shenjtë të Ramazanit. Urimet për besimtarët nuk kanë munguar edhe nga politika.
Kryeministri Edi Rama ka uruar “Gëzuar Fiter Bajramin”, ku i njëjti urim ka ardhur edhe nga kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Veliaj ka postuar edhe një video nga sheshi “Skënderbej” ku u mbajt edhe falja e namazin nga mijëra besimtarë myslimanë.
Fiter Bajrami është një nga dy festat kryesore të Islamit është shënuar me faljen e namazit në të gjithë qytetet e Shqipërisë ku besimtarët myslimanë kanë shkëmbyer mesazhe paqeje dhe solidariteti.
/rtsh.al/