Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë, ku si pasojë e përplasjes së fortës mes dy makinave “Hyundai” dhe “Volswagen”, humbi jetën një person dhe u plagosën katër të tjerë.
Fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe ndërroi jetë Elvis Mizaku, drejtues i mjetit tip “Volswagen”, ndërsa katër të plagosurit pasagjerë ishin pasagjerë në automjetin tip “Hyundai”, me drejtuesin shtetasin K.H, 23-vjeç, i cili ka shpëtuar pa marrë lëndime.
I riu është shoqëruar në polici, ku i është nënshtruar testit të alkooli dhe ka rezultuar negativ.
Paraprakisht dyshohet se se shkak i aksidentit mund të jetë bërë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip “Hyundai” dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion shtesë
Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip “Hyundai”, shtetasit K. H dhe shpejtësia tej normave.