Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së 3-vjeçarit, pas ndërhyrjes dentare në klinikën e mjekut anestezist Roland Xhaxho.
Ndërsa policia dhe prokuroria kanë shkuar për të sekuestruar kamerat e sigurisë në këtë klinikë, mjeku ka deklaruar se nuk ka.
Por megjithatë, policia ka sekuestruar DVR (regjistrimet e kamerave).
Kujtojmë se i mituri iu nënshtruar një ndërhyrjeje në dentare në këtë klinikë në datën 28 shtator, dhe pas shfaqjes së komplikacioneve në mbrëmje të kësaj date, ka ndërruar jetë në datën 1 tetor, teksa ndodhej i shtruar në QSUT.