Ballina Vendi Policia Rrugore Fier, harton planin e masave per garantimin e mbarëvajtjes...

Policia Rrugore Fier, harton planin e masave per garantimin e mbarëvajtjes së garave çiklistike.

1


Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Fier kanë hartuar planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së garave çiklistike, duke bllokuar një segment rrugor. Në datën 04.06.2022, në qytetin e Fierit, mbyllet aktiviteti sportiv çiklistik “Turi i 79-të çiklistik i Shqipërisë”. Etapa e fundit e këtij aktiviteti do të zhvillohet ditën e shtunë, më datë 04.06.2022. Nisja do të bëhet në orën 10:00, me itinerar Gjirokastër-Vlorë-Fier. Policia e Fierit kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe iu bën apel atyre, që të shmangin lëvizjet e panevojshme me mjet në këto segmente rrugore, si edhe kërkon mirëkuptimin e institucioneve shtetërore dhe subjekteve private që të marin masa për të mos parkuar automjetet e tyre në të dyja anët e rrugës “Ramiz Arianitasi” deri te sheshi “Pavarësia”, pasi kjo rrugë, në datën 04.06.2022, do të jetë e bllokuar që prej orës 06:00 (nuk do të lejohet asnjë makinë e parkuar), deri në orën 16:00.