Tre persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi janë kapur nga policia duke kryer punime pa leje në katër vilat e tyre në Liqenin e Farkës.
Policia raporton se shtetasit me iniciale B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T., të dy banues në Tiranë, akuzohen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
“Si rezultat i kontrolleve, në një kompleks vilash në Farkë, janë konstatuar punime pa leje (rikonstruksione), në katër vila, dhe në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. I., banues në Vorë, A. V., dhe E. T., të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm””, njofton policia
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Kontrolle intensive në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Ndërtuan në mënyrë të paligjshme në banesat e tyre, procedohen penalisht 3 shtetas.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë, në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me IKMT, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë vijuar kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.