Elbasan- Një aksident me vdekje ndodhi në orët e para të mbrëmjes në aksin Elbasan-Metalurgji.
Kejdi Ranxha 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar Genci Feri, 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor.
Si pasojë Genci Fero ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit