Ballina Lajme Policia e Kosovës vijon hetimet në Veri, gjen një sasi të madhe...

Policia e Kosovës vijon hetimet në Veri, gjen një sasi të madhe me armë, municione dhe pasjisje ushtarake në Zveçan

5

Policia e Kosovës ka gjetur ditën e sotme një sasi armatimesh, municionesh dhe pajisjesh të tjera ushtarake në zonën e Zveçanit, pranë fshatit Brezne.

Mësohet se armatimet janë gjetur në kuadër të hetimeve që vijojnë pas ngjarjeve që ndodhën në fshatin Banjskë rreth një javë më parë.

“Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim: antiplumb, karikator me 30 fishek, kapelë dhe doreza, maskë ngjyrë e gjelbërt, maskë tjetër, antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek, çantë e vogël për brez, pjesë e sipërme e uniformës, antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek, armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek, një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek, gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore, armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë me një karikator me 30 fishek, armë e gjatë me një karikator me 30 fishek, radio lidhje motorol, zolle, kapelë ngjyrë ushtarake, një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek, një karikator, radio lidhje, xhakete shiu, një pako me cigare”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.