Ballina Lajme Po shtronte një çati, plagoset shqiptari në Maltë

Po shtronte një çati, plagoset shqiptari në Maltë

10

Një punëtor shqiptar pësoi lëndime të rënda pas një aksidenti në një kantier ndërtimi në Kerċem, Gozo. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:45 dhe një zëdhënës i policisë tha se punëtori 44-vjeçar, u godit nga një pompë që përdorej për punimet e betonit teksa po shtronte beton në një çati.

Hetimet po kryhen nga policia dhe Autoriteti i Shëndetit dhe Sigurisë në Punë. Raportohet se 44-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.