GREQI- Auditori plot, bie nga dritarja studenti në Selanik.
Një student është rrëzuar nga dritrarja në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Aristotelios. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i thanë autoriteteve që i riu ka qenë duke ndjekur leksionin, ai ishte mbështetur në parvazin e dritares pasi auditori ishte plot.
Sipas dëshmitarëve okularë, salla e leksioneve ishte stërmbushur me studentë, madje shumë prej tyre ishin ulur nëpër korridore dhe në pragjet e dritareve për të ndjekur lëndën, shkruan Protothema.
Aktualisht i riu ndodhet në spital në gjendje të qendrueshme shëndetësore.