Ballina Rajoni Po lyente një pallat, 49-vjeçari bie nga lartësia dhe ndërron jetë

Po lyente një pallat, 49-vjeçari bie nga lartësia dhe ndërron jetë

1

Një 49-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në ishullin e Mykonos në Greqi. Mësohet se punëtori shqiptar ishte duke kryer lyerje vaji në murin e jashtëm të ndërtesës. Ai ra nga një lartësi rreth 2 metra duke humbur jetën në vendin e ngjarjes. Trupi i tij i pajetë u gjet pak më vonë nga djali i tij. Ky i fundit po punonte me të dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes pak më parë për të çuar disa mjete në makinë.

49-vjeçar shqiptar kishte shkuar në Mykonos dy vite më parë me familjen për një të ardhme më të mirë. Tashmë trupi i pajetë i punonjësit shqiptar do të transferohet në mjekësinë ligjore të Pireut me urdhër të zv/prokurorit të Gjykatës së Rrethit Siros.