Kosovë- Një ari i është vërsulur një qytetari teksa ishte duke e filmuar atë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit.
Në video shihet momenti kur ariu i vërsulet qytetarit.
Raste ku arinjtë shihen në fshatrat e Prizrenit nuk janë të rralla – madje qytetarët më herët kishin raportuar edhe për dëmet që kanë shkaktuar.
Ata janë ankuar për prezencën e ariut duke pretenduar se ai mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët.
Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa viteve në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.
Ariu u kishte ngrënë delet thuajse të gjithë banorëve të fshatit.
Pronari i deleve Ramell Demiri nga fshati Pousk e Prizrenit kishte pësuar një dëm në orët e mëngjesit.
Behët fjalë për 28 copë dele të cilat ariu ia kishte shqyer duke i lënë të ngordhura.
Po ashtu edhe Tusun Krasniqi nga lagja Tusus Prizren, kishte qenë në hall me ariun. Atij ariu i kishte përlarë 5 koshere me bletë.