Ballina Lajme Plumba lokalit në Kamëz, dy pistat ku po hetohet

Plumba lokalit në Kamëz, dy pistat ku po hetohet

1

KAMËZ- ABC News ka mësuar detaje të reja për ngjarjen e sotme në Kamëz. Sipas burimeve, lokali, ndaj të cilit u qëllua me armë është në pronësi të Astrit Lami. Ky i fundit e ka dhënë lokalin me qira tek një person tjetër dhe nuk rezulton me precedent penal. Paraprakisht po hetohet tek ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit ose qiraxhiut.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte. Por, si pistë tjetër ku po hetohet është dyshimi i fortë se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në bulevardin “Donald Trump”/n.m. abcnews.al