Ballina Vendi Plazh me kosto zero! Banorët e Semanit, në det si para viteve...

Plazh me kosto zero! Banorët e Semanit, në det si para viteve 90-të

49

Në plazhin e Semanit, banorët e zonës, por edhe të ardhurit nga rrethe të tjera, vazhdojnë të ruajnë traditën e të bërit plazh si para viteve ’90, të cilën e quajnë “plazh me kosto zero.”

Megjithatë, edhe për pushuesit që zgjedhin plazhet private, kostoja e një shezlongu mbetet e përballueshme, duke arritur vetëm 300 lekë.

Shumë banorë të zonës dhe vizitorë të tjerë zgjedhin të improvizojnë çadra në bregdetin e Semanit për të kaluar pushimet e tyre pa shpenzime.

Kam frekuentuar këtë plazh për më shumë se 5 vjet,” thotë një pushuese që ka ngritur një çadër në bregdet. “Jam këtu me familjen prej disa ditësh, dhe nuk kam shpenzuar asnjë lekë. Kam hapur një pus për të marrë ujë dhe ndriçimin e kemi zgjidhur me një panel të vogël diellor.

I njohur për rërën kurative dhe ujin e pastër, plazhi i Semanit, që ndodhet 18 km larg qytetit të Fierit dhe ka një shtrirje prej 7 km vijë bregdetare, është frekuentuar gjithnjë e më shumë nga pushues nga Fieri dhe qytete të tjera. Pushuesit shprehen se çmimet janë shumë të lira në krahasim me plazhet e tjera, dhe çmimi prej 300 lekësh për një shezlong është tejet i arsyeshëm.

 

Top Channel