Ballina Lajme Plas sherri, e shoqja e bën për spital, burri shkon në polici:...

Plas sherri, e shoqja e bën për spital, burri shkon në polici: Më ka rrahur gruaja

45

Ditën e djeshme, rreth orës 22:10 në Rahovec, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet me dije një shtetas ka shkuar në polici dhe ka denoncuar bashkëshorten e tij, pasi sipas tij, e ka dhunuar.

Po ashtu, në raport thuhet se burri ka përfunduar në spital dhe ka marrë ndihmë mjekësore.

 

Njoftimi:

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.