Durrës- Plas bombula e gazit të gatimit në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20.
Dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e H. T., në lagjen nr. 13.
Si pasojë, është dëmtuar lehtë F. T., 22 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes