Një 24 vjeçar është plagosur me thikë në Tiranë. Pas një konflikti në rrugën “Dine Hoxha”, shtetasi D. H. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. T., 24 vjeç. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.