Një plagosje me thikë ka ndodhur në Gramsh mëngjesin e kësaj të enjteje. Sipas korrenspondentit të Klan News, Fatos Salliu, ka mbetur i plagosur 37-vjeçari Andi D. Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.
Ndërkohë, policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë. Ai është Feta B. 28 vjeç nga Gramshi.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, mes të dyve ka patur një sherr për motive të panjohura deri më tani. /tvklan.al