Ballina Lajme Plagosja në Shkodër, drejtori i Policisë: Po punohet për zbardhjen e ngjarjes,...

Plagosja në Shkodër, drejtori i Policisë: Po punohet për zbardhjen e ngjarjes, i kemi kapacitetet

8

Drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Edmond Sulaj ka folur për plagosjen e shtetasit Selami Brahimi e ndodhur në lagjen “10 Korriku”.

Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë dhe po pyetën dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.

“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intensivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, u shpreh drejtori Sulaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:55 në lagjen “10 Korriku”.

Sipas policsë makina e Selami Brahimit ishte e ndaluar në momentin kur është qëlluar me plumba. Brahimi mbreti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./albeu.com