Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e sotme në Shkodër. Mësohet se një 14-vjeçar ka qëlluar me thikë dy adoleshentë të tjerë, 13 dhe 15 vjeç.
Shkak për plagosjen dhe sherrin, ka qenë bullizimi që dy të plagosurit i bënin 14-vjeçarit.
Sherri mbrëmjen e sotme ndodhi në afërsi të stadiumit Loro Borçi. Ndërkohë që 14-vjeçari pas plagsosjes është larguar nga vendngjarja me shpejtësi. Dy të miturit e tjerë ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.