Policia ka dhënë detaje mbi plagosjen e dyfishtë në Elbasan, ku u qëllua me thikë nga bashkëshorti i saj një 50-vjeçare dhe fqinji i tyre, i cili ndërhyri për të shpëtuar gruan.
Blutë informojnë se konflikti në çift ndodhi për motive të dobëta. Sipas policisë, gruaja e autorit Shkëlqime Kaliaj dhe fqinji i tyre Enver Sula ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes Elmas Kaliaj u vendos në pranga dhe është shoqëruar në ambientet e policisë.
Informacioni i policisë:
Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.
Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.