Sarandë- Plagosi me thikë një person, vihet në pranga nga policia.
Specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë kanë zbardhuar dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, ku mbeti i plagosur me mjet prerës, B. U., 37 vjeç.
Si rezultat i punës hetimore, bazuar dhe në inteligjencën operative, në lagjen nr. 4, Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i E. Sh., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 21.10.2022, në lagjen nr. 3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë),B. U., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë është bërë edhe ndalimi i E. M., 42 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi dyshohet se ka ndihmuar E. Sh., për t’u fshehur, pas ngjarjes, si dhe dyshohet se po përgatiste kushtet dhe mjetet për ta larguar atë nga qyteti i Sarandës.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.