Ballina Lajme Plagosi me armën e shërbimit 34-vjeçarin pasi i goditi vëllanë me thikë,...

Plagosi me armën e shërbimit 34-vjeçarin pasi i goditi vëllanë me thikë, del foto e oficerit të ushtrisë

31

Personi në foto është oficeri i ushtrisë Ermal Muzhaqi, i cili ditën e sotme plagosi me armën e shërbimit 34-vjeçarin Erald Hoxha.

Ky i fundit goditi me thikë vëllanë e oficerit, Kidi Muzhaqi.

Si ndodhi ngjarja

Ermal Muzhaqi ka qenë shofer në makinën ku ndodhi sherri. Sipas policisë Erald Hoxha ka plagosur me thikë 24-vjeçarin Kidi Muzhaqi, vëllanë e Ermalit.

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari Muzhaqi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka plagosur.

Muzhaqi u vetëdorëzua në polici./albeu.com