Klerent Bozhanaj, 42-vjeçari që plagosi efektivin e Shqiponjave, inspektor Edlir Alleshin këtë të mërkurë është shpallur në kërkim nga policia.
Për kapjen e tij është ofruar dëmshpërblimi 20 mijë euro. Në momentin që ka qëlluar, Bozhanaj ka qenë i veshur me bluze dhe tuta gri, si dhe mbante një kapele të zezë.
Edhe familjarët e autorit të krimit kanë bashkëpunuar me policinë për të treguar ambientet që ai frekuentonte kryesisht. Ndërkohë kujtojmë, se 42-vjeçari është i armatosur dhe kishte shenja depresioni.