Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në një lokal që ndodhet në rrugën “Tasim Shehu”, në kryeqytet.
Nga informacionet paraprake dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri një shtetas ende i paidentifikuar.
Gazetari Igli Çelmeta ka arritur të mësojë se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërsa ende është e paqartë se cili është autori i ngjarjes.