Ballina Rajoni Plagoset me thikë shqiptari në Greqi

Plagoset me thikë shqiptari në Greqi

3

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi. Një shqiptar është plagosur me thikë në Larisa. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur pas orës 22:00 të mbrëmjes. Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është sulmuar me thikë.

Pas plagosjes nuk është thirrur një ambulancë për ta transportuar në spital të plagosurin, por ai është dërguar në Spitalin Universitar nga persona të afërm të tij. Fatmirësisht shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia po heton mbi identifikimin dhe arrestimin e autorit.