KORÇË- Një sherr ka ndodhur mes adoleshentëve mbrëmjen e sotme në Korçë.
Mësohet se nga koinflikti fizik një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me lënë prerëse.
Rreth orës 20:50, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 15-vjeçar, banues në Korçë, i dëmtuar lehtë, dyshohet me mjet prerës gjatë një konflikti fizik, në lagjen nr. 12.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes-thotë policia.