Ballina Lajme Plagoset me thikë 29-vjeçari në Tiranë

Plagoset me thikë 29-vjeçari në Tiranë

6

Një 29-vjeçar është plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit të se premtes te sheshi “Skënderbej”  në Tiranë.

Policia informon se shtetasi O. D., 29 vjeç është goditur me thikë nga një person ende i pa identifikuar rreth orës 02:10.

29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.