Ballina Lajme Plagoset me thikë 19-vjeçari në Vlorë

Plagoset me thikë 19-vjeçari në Vlorë

1

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë pas një konflikti për motive të dobëta 19-vjeçari E.K është plagosur me një mjet prerës. I riu është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.08.2022, rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi  E. K, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Abcnews.al/