Ballina Lajme Pjesmarrje shumë e ulët në qëndrën e votimit në veri të Kosovës,...

Pjesmarrje shumë e ulët në qëndrën e votimit në veri të Kosovës, serbët bojkotojnë procesin

6

Procesi i votimit per shkarkimin e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës ka dështuar, pasi pjesëmarrrja ka qenë shumë e ulët.

Që nga mëngjesi, vetëm 203 persona në katër komunat veriore të vendit dolën për t’iu përgjigjur pyetjes nëse duan apo jo shkarkimin e kryetarëve aktualë shqiptarë.

Ndërsa të drejtë vote në këtë proces kishin 46.556 qytetarë në katër komunat.

Në mënyrë që votimi të ishte i suksesshëm duhet të votonin , minimalisht, 50% + 1.

Nëse përmbushej ky kusht, atëherë brenda afateve ligjore do të mbaheshin zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Deshtimi i procesit erdhi pasi Lista Serbe u bëri thirrje qytetarëve te bojkotonin votimin.

Nëse votimi nuk do të bojkotohej, mendohej se do t’ua hapte rrugën zgjedhjeve të reja lokale atje, të cilat do të duhej t’i kontribuonin shtensionimit të situatës e cila pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023 u përshkallëzua deri në dhunë.