Ballina Lajme Pjesë e projektit të “100 fshatrave”/Investimi i bashkisë së Fierit transformon qendrën...

Pjesë e projektit të “100 fshatrave”/Investimi i bashkisë së Fierit transformon qendrën e Cakranit.

1

Investimi i bashkisë së Fierit ia ndryshon pamjen qendrës së Cakranit si pjesë e projektit të “100 fshatrave”

E cilësuar si një rrugë investimesh që nuk njeh mbarim, por çdo ditë të saj fillon hartimi dhe zbatimi i projekteve të reja, aktualisht bashkia e Fierit është duke punuar në qendrën e njësisë Cakran si pjesë e projektit të “100 fshatrave” me resurse dhe mundësi të jashtëzakonshme dhe në drejtim të zhvillimit të turizmit.

Cakrani është një ndër njësitë administrative më të rëndësishme të bashkisë së Fierit. Nga faza e planifikimit dhe prezantimit të investimit te komuniteti, tashmë në qendrën e Cakranit po punohet në mënyrë intensive dhe parashikohet që pranvera e vitit të ardhshëm të ketë një pamje të ndryshuar të saj. Në projekt parashikohet ndërtimi i një shëtitoreje, vendosja e ndriçimit dhe mjediseve shlodhëse, shtimi i gjelbërimit, etj. në të gjithë sipërfaqen e qendrës.

Prej disa ditës në qendrën e Cakranit kanë filluar punimet jo vetëm ato sipërfaqësore në krijimin e pedonales si rrugë, trotuare, por edhe në punimet nëntokësore të linjave të energjisë, rrejti i kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, rrjeteve ekzistuese telefonike e të çfarëdo lloji tjetër.

Me përfundimin e punimeve të pedonales synohet në kthimin e kësaj zone në një qendër rekreative, e cila do të jetë e dedikuar vetëm për banorët e tij, sepse lëvizja e makinave do të jetë e mbyllur. Pritet që në pranverën e ardhshme qendra e Cakranit të ketë një pamje krejt ndryshe, moderne dhe funksionale për 20 mijë banorët e kësaj njësie administrative./Tv Kombi/