Ballina Lifestyle & Showbiz Pique dhe Shakira zyrtarishtë të ndarë, ja detajet e marrëveshjes dhe fati...

Pique dhe Shakira zyrtarishtë të ndarë, ja detajet e marrëveshjes dhe fati i dy fëmijëve

1

Shakira dhe Piqué, tani jemi me të vërtetë në fund. Tashmë ish-çifti ka arritur një marrëveshje për të zyrtarizuar divorcin përfundimtar. Të martën e 8 nëntorit u bënë publike disa detaje për marrëveshjen e ndarjes.

Në deklaratën e përbashkët këngëtarja dhe futbollisti bënë të ditur gjithashtu se prioriteti i tyre absolut është “sigurimi i mirëqenies së fëmijëve tanë”. Shakira do të largohet nga Barcelona dhe do të shkojë të jetojë në Miami me dy fëmijët e saj për të vazhduar pa probleme një karrierë artistike të minuar nga marrëdhënia me Piqué.

Ende nuk dihet data se kur Shakira do të shpërngulet në SHBA, por avokati i këngëtares ka bërë të ditur se së shpejti do ta bëjë të ditur vetë Shakira së bashku me fëmijët e saj. Shakira dhe Pique, ja çfarë thotë deklarata e përbashkët:

“Ne duam të komunikojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe që do të ratifikohet në gjykatë, si pjesë e një procedure thjesht formale. Qëllimi ynë i vetëm është t’u ofrojmë atyre siguri dhe mbrojtje maksimale.

Shpresojnë se privatësia e dy të miturve do të respektohet. Vlerësojmë interesin e treguar dhe shpresojmë që fëmijët të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme, në një mjedis të sigurt dhe të qetë”.