Ballina Lajme Pianoja antike italiane u vodh në Itali dhe u dorëzua nga shitësi...

Pianoja antike italiane u vodh në Itali dhe u dorëzua nga shitësi i dyqanit në Vorë, e shkëmbeu me hajdutët për 2 bokse muzike

1

Report Tv mëson se pianoja antike e vjedhur në 2015 në Itali, u dërgua nga 2 të rinj në vitin 2018,  tek dyqani i Gëzim Haxhiut në Vorë për t’u shitur. Gëzim Haxhiu ka bërë kërkime dhe ka kuptuar se vepra është me vlerë.

U vodh në 2015 në Itali dhe u soll në Shqipëri, pianoja e shek. të XVIII i dorëzohet sot autoriteteve italiane! U gjet në një dyqan instrumetash muzikore

Ai ua ka blerë dy të rinjve duke u dhënë dy bokse vufer. Më pas ka njoftuar policinë italiane dhe kanë nisur bashkëpunimin nga 2018 për ta kthyer, ndërsa sot u bë zyrtare.

Gëzim Haxhiu ka një dyqan ‘Muzik Store’ dhe ka qenë ai i pari i cili ka kuptuar vlerën, e cila përafërsisht mund të arrije deri 30-50 mijë euro.