
Vlorë- Pezullohen nga detyra për pesë vjet pesë shefa të bashkisë Vlorë. Ata i përkasin strukturave të ndryshme në Bashki.
Pezullimi u bë ditën e sotme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Identiteti i këtyre personave nuk është bërë ende i ditur, por mësohet se një ndër sektorët është ai i Prokurorimeve në këtë bashki.
Vendimi erdhi pas kontrollit të ushtruar nga KLSH për disa muaj në këtë institucion.