Djali i dy aktorëve të famshëm të Hollywood-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka pësuar dëmtime të rënda në kokë pasi është përfshirë në një aksident.
Sipas TMZ, 20-vjeçari Pax Jolie-Pitt po ngiste biçikletën elektrike në Los Anxhelos kur goditi pjesën e pasme të një makine.
Pax u dërgua në spital dhe raportohet se nuk mbante helmetë në momentin kur u aksidentua.
Mediat e huaja shkruajnë se djali i ish-çiftit me famë botërore po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00 kur u përplas me makinën.
Shoferi i makinës doli nga mjeti duke kontrolluar gjendjen e Pax përpara se të mbërrinin në vendngjarje policia dhe mjekët.
Ndërkohë burimet thanë për TMZ se Pax është në gjendje të qëndrueshme, por nuk dihet ende shkalla e lëndimeve që ka pësuar nga përplasja.