Ballina Lajme Politike Peshkopi- Rama në shkollën e Mesme Profesionale: Kushte dinjitoze për 300 nxënës

Peshkopi- Rama në shkollën e Mesme Profesionale: Kushte dinjitoze për 300 nxënës

5

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar shkollën e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti’ për të cilën shprehet se ofron kushte dinjitoze për 300 nxënës të profileve të ndryshme.

Rama deklaron se shkollat profesionale mbeten prioritet i investimeve në arsim dhe siguron mbështetjen e qeverisë për nxitjen e të rinjve përmes këshillimit të karrierës.

“Peshkopi – Në shkollën e Mesme Profesionale të rilindur “Nazmi Rushiti”, që ofron kushte dinjitoze për 300 nxënës të profileve të ndryshme si hoteleri-turizëm, informatikë, ekonomik, por edhe për stafin e mësuesve të kësaj shkolle

Shkollat profesionale mbeten prioritet i investimeve në arsim, dhe do të vijojmë t’i mbështesim për të nxitur të rinjtë përmes këshillimit të karrierës, që të marrin zanate, të cilat momentalisht i dikton edhe tregu i punës”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/