Ballina Lajme Peshkonte me tritol në Fierzë, humb jetën 50-vjeçari

Peshkonte me tritol në Fierzë, humb jetën 50-vjeçari

1

Policia ka njoftuar para pak çastesh një ngjarje të rëndë të ndodhur në liqenin e Fierzës. Një 50-vjeçar ka humbur jetën duke peshkuar me lëndë plasëse.

“Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje” – thuhet në njoftimin e policisë.