Ditët e para të çdo viti të ri na bëjnë të shpresojmë për një të ardhme më të mirë. Por si mund të arrijmë sukseset duke ndjekur pesë hapa kyçe!?
Çdo fillim, si ai i vitit të ri është një kapitull që mbyllet dhe një i ri që fillon të shkruhet, duke hapur hapësirën për mundësi të reja dhe fillime të reja.
Edhe pse është mirë të ëndërrojmë për diçka më të mirë, pritshmëritë e larta mund të na çojnë në më shumë ankth dhe vetëdyshim, nën hijen e frikës se nuk do të kemi sukses.
Në fakt, një objektiv mund të jetë i paarritshëm që në fillim. Për shembull, si do të humbasim dhjetë kilogramë ose do të ushtrohemi tre herë në javë në vitin e ri nëse nuk kemi ushtruar fare vitin e kaluar?
Ndoshta kjo është arsyeja pse, sipas studimeve të vjetra, 80% e rezolucioneve të “Vitit të Ri” janë braktisur deri në muajin shkurt.
Me pak fjalë, gjithçka është çështje ekuilibri dhe realizmi.
Që të mos devijoni nga rutina dhe të arrini qëllimet tuaja, ja një ‘guidë’ realiste, në mënyrë që të vazhdoni të “lulëzoni” këtë vit.
Vendosni qëllime specifike dhe realiste
Qëllimet abstrakte mund të na bëjnë më të prirur për zvarritje. Pra, në vend të “Unë do të vrapoj sa më shpesh të mundem” vendosni një objektiv “Unë do të vrapoj 15 minuta tre herë në javë”.
Është gjithashtu e rëndësishme të vendosni standarde.
Përmirësoni atë që po bëni aktualisht
Përpara se të hidheni në procesin e fillimit të diçkaje krejtësisht të re, reflektoni për atë që shkoi mirë vitin e kaluar dhe vendosni se si mund ta përmirësoni më tej
Festoni fitoret e vogla
Duke festuar fitoret tuaja të vogla, do të keni motivimin e rëndësishëm që ju nevojitet për t’iu përmbajtur vendimeve tuaja në planin afatgjatë.
Truri ynë është i programuar për t’iu përgjigjur pozitivisht shpërblimeve. Pra, sa herë që shpërblehemi për kryerjen e një sjelljeje të caktuar, truri aktivizon dopaminën.
Prandaj, do të ndiheni menjëherë më mirë edhe me një fitore më të vogël!
Jini të durueshëm
Formimi i një zakoni kërkon kohë, dhe ndonjëherë edhe shumë më gjatë. Çelësi për ta arritur këtë është qëndrueshmëria, domethënë gjetja e një kohe dhe vendi për të krijuar një rutinë rreth vendimit tonë.
Por edhe nëse ecim në rrugë të gabuar, është e rëndësishme ta kuptojmë, ta lëmë pas dhe të ecim përpara.
Në fund të fundit, rëndësi ka udhëtimi, jo destinacioni.
Ji i sjellshëm me veten
Në fund të fundit, një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar në rrugën e duhur është të shikojmë brenda dhe t’i tregojmë vetes mbështetjen e sjellshme dhe falëse që do t’i tregonim një miku.
Dhembshuria për veten është thjesht ta trajtojmë veten me mirësi dhe të kujtojmë se të gjithë jemi njerëz dhe se të gjithë bëjmë gabime.
(BalkanWeb)