Ballina Lajme Përsëritet historia në Tiranë/ Pastruesja vodhi mbi 2 mijë euro në banesën...

Përsëritet historia në Tiranë/ Pastruesja vodhi mbi 2 mijë euro në banesën ku punonte

1

Një tjetër rast i ngjashëm me atë të Rozeta Dobit ka ndodhur në Tiranë. Një grua ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për vjedhje. Siç njofton policia, shtetasja Elida Kodra, e cila punonte si pastruese në një banesë, gjatë javës së fundit ka vjedhur 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se kush është shtetasi ku Kodra punonte, por raportohet se ka qenë ky i fundit që ka bërë denoncimin. Ai ka dyshuar se lekët ia kishte marrë pastruesja. Në bashkëpunim me policinë, punëdhënësi e ka futur në grackë Kodrën. Ai e ka thirrur sikur e kishte kërkuar që të pastronte. Në shtëpi i kishte lënë disa para, të cilat Kodra i kishte vjedhur. Pasi e kapën zbuluar, pastruesja ka pranuar edhe rastin e parë që kishte vjedhur.