Në mesin e të zhdukurve nga tragjedia në Larisa ku u perplasen dy trena mesnaten mes te martes dhe te merkures, rezulton dhe një shqiptare.
Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë raportohet se ndodhej në vagonin e dytë të trenit gjatë aksidentit të rëndë, tragjedi qe i ka marre jeten te pakten 47 personave.
Për shkak të përplasjes së fortë identifikimi i shqiptares pritet të bëhet përmes ADN-së.
Prindërit shqiptarë të studentes 21-vjeçare të mjekësisë janë në pritje të përgjigjes së autoriteteve.
Teksa kanë kanë kaluar më shumë se 24 orë nga aksidenti i frikshëm, shpresat për nxjerrjen e gjallë të 21-vjeçares thuajse janë shuar. Lajmi bëhet i ditur nga Komuniteti Shqiptar në Greqi.
Komuniteti Shqiptar në Greqi:
Kërkohet Klaudia!
Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë është një nga pasagjerët e vagonit 2 të aksidentit të frikshëm në Evangjelismo, Tembi. Familja Lata, familja emigrante shqiptare në Larisa ka filluar procesin e identifikimit me ADN, ndërsa shpresat vajza e tyre të jetë mes të mbijetuarve thuajse janë shuar.
Komuniteti Shqiptar në Greqi shpreh hidhërimin e thellë për këtë aksident të frikshëm e plot pikëpyetje.
Ne solidarizohemi plotësisht me familjet e të prekurve nga aksidenti, jemi njësoj të shokuar e të indinjuar me humbjen e thellë e të padrejtë të kaq të pafajshmëve.
Ngushëllime familjeve të viktimave!
Njëkohësisht, si mbarë populli grek, kërkojmë të hidhet dritë mbi shkaqet e aksidentit e të drejtohen urgjentisht para drejtësisë fajtorët.