Një 38-vjeçar dhe vëllai i tij 34-vjeçar janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi kanë goditur qëllimisht me makinë kunatin e tyre.
Sipas të dhënave nga policia bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në qytetin e Vlorës.
Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt familjar, që dy vëllezërit kanë pasur me bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin me iniciale A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot si të dyshuarit kryesor të kësaj ngjarjeje.
“Dyshohet se dy vëllezërit ditën e djeshme për shkak të një konflikti familjar kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë”, tha policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al