Është arrestuar 24-vjeçari që përplasi ditën e djeshme një vajzë të mitur te vijat e bardha.
I riu me iniciale J.Gj me banim në Shijak, po lëvizte me “Range Rover” kur përplasi vajzën 17-vjeçare që sapo kishte dalë nga shkolla. E mitura ndodhet ende në spital dhe nën kujdesin e mjekëve.
- Policia informon se ‘specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale’.