Ballina Lajme Përplasen dy makina Vlorë, lëndohen dy persona

Përplasen dy makina Vlorë, lëndohen dy persona

47

Një aksident është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Vlorë-Novoselë.

Nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të lënduar dy persona. Uniformat blu bëjnë me dije se të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al