Tiranë- Mbyllet me fitoren e Italisë ndeshja me Shqipërinë e zhvilluar në Arenën Kombëtare në Tiranë. Italianët prekën tre herë rrjetën kuq e zi, ndërsa shqiptarët shënuan vetëm një gol.
Minuta 94’ – Përfundon miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë. Kuqezinjtë humbasin me rezultatin 1 me 3.
Minuta 87’ – Skuka rrezikon portën e Italisë sapo hyn në fushën e lojës.
Minuta 86’ – Largohen Bare dhe Uzuni, hyjnë Laçi dhe Skuka.
Minuta 83’ – Lenjani godet drejt portës, topi përfundon jashtë.
Minuta 70’ – Ndryshime tek kuqezinjtë. Largohen Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami, në fushën e lojës hyjnë Adrian Bajrami dhe Kristjan Asllani.
Minuta 63’ – Italia shënon golin e tretë.
Minuta 61’ – Kuqezinjtë godasin traversën e portës së Italisë.
Minuta 59’ – Nervozizëm në Air Albania, përplasen Bare dhe Verati.
Minuta 53’ – Për pak barazon Shqipëria, Uzuni godet traversën e portës kundërshtare.
Minuta 51’ – Italia i afrohet golit të tretë, godet traversën.
Minuta 49’ – Dëmtohet Armando Broja, lë fushën. Zëvendësohet nga Odise Roshi.
Minuta 48’ – Shqipëria kundërsulm, Kumbulla godet topin me kokë, e dërgon në cepin e portës por ndalohet nga portieri.
FILLON PJESA E DYTË NË “AIR ALBANIA”
MBYLLET PJESA E PARË ME REZULTATIN 2 ME 1 PËR ITALINË
Minuta 47’ – Hyn në fushën e lojës Ricci.
Minuta 46’ – Italia me një lojtar më pak godet shtyllën e portës së Etrit Berishës.
Minuta 44’ – Sandro Tonali del nga fusha e lojës, u dëmtua gjatë dyluftimit.
Minuta 35’ – Raspadori godet nga jashtë zone, topi kontrollohet nga portieri Berisha.
Minuta 30’ – Kontrolli i topit; Shqipëria 42%, Italia 58%
Minuta 24’ – Italia shënon golin e dytë. Goli nga Raspadori. Shqipëri 1-2 Itali.
Minuta 19’ – Barazon Italia, 1 me 1 në Air Albania. Goli u shënua nga Di Lorenzo.
Minuta 15’ – 1 me 0. Shqipëria shënon gol ndaj Italisë. Ardian Ismajli dërgon topin në rrjetë nga goditja me kokë pas një goditje dënimi.
Minuta 8’ – Italia del në kundëraksion me Dimarco, por sulmi ndërpritet nga mbrojtja shqiptare.
Minuta 6’ – Nedim Bajrami godet nga këndi, topi largohet nga mbrojtja italiane.