Përmirësohet situata në pyllin me pisha në Pishë-Poro pas më shumë se një jave zjarr. Vatrat e mëdha janë shuar falë edhe ndërhyrjes nga ajri e dy avionëve grekë “Kanadair”.
Ata kanë vijuar fluturimet duke hedhur ujë edhe paraditen e sotme duke fikur zjarrin në një sipërfaqe të konsiderueshme. Por ende trungjet e pemëve vijojnë digjen dhe përbëjnë rrezik për rindezjen e vatrave.
Rreziku për dy banesa pranë pyllit nuk rrezikojnë që të përfshihen nga flakët pasi vatra pranë tyre është shuar. Ende në terren ndodhen rreth 40 forca zjarrfikëse të cilat janë pjesë e aksionit.
Zjarri ka djegur një sipërfaqe të madhe të pyllit, më shumë se një të tretën e zonës së mbrojtur. Dëmi është kolosal dhe do të duhet kohë e gjatë që pylli të kthehet në gjendjen që ishte para rënies së zjarrit./tv klan