Ballina Lajme Përmirësimi i infrastrukturës premtim i mbajtur i kryebashkiakut Armando Subashi. Në fokus...

Përmirësimi i infrastrukturës premtim i mbajtur i kryebashkiakut Armando Subashi. Në fokus investimi në rrugën “Mimi Dema” në lagjen “Sheq i vogël”.

4

Pak ditën pas ndarjes së viteve bashkia e Fierit përmes ndërmarrjes së punëve publike ka nisur zbatimin e projekteve të investimeve në infrastrukturën rrugore. Së fundi ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës “Mimi Dema” në lagjen “Sheq i Vogël”.

Lagjja “Sheq i vogël” është një nga zonat e qytetit të Fierit që i është nënshtruar investimeve në plane të ndryshme. Përveç sistemit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, shtrimit të akseve të ndryshme rrugore, tashmë për një tjetër aks rrugor është duke u punuar në këtë lagje. Punonjësit e ndërmarrjes së punëve publike në bashkinë e Fierit janë përqendruar në rehabilitimin e rrugës “Mimi Dëma” në këtë lagje.

Ashtu si ishte premtuar nga vetë kryebashkiaku Armando Subashi ky vit do të njohë ritme të reja të punës për të përmbushur çdo premtim të dhënë nisje të mandatit të tij të dytë. Sot në bashkinë e Fierit punimet janë vendosur në zonat periferike të qytetit të Fierit.

Pak kohë më pare kanë nisur punimet në lagjen “Sheq i Madh” në rrugën “Mihal Çalamani” e cila është një aks i rëndësishëm në këtë lagje, me drejtim veri-jug, ka një lëvizje të gjerë të banorëve të kësaj zone, nisur dhe nga numri i lartë i shtëpive dhe banorëve të saj duke lidhur në të dy anët majtas e djathtas me blloqet e reja të banimit që janë krijuar.

Po ashtu një tjetër investim i rëndësishëm është ai në rrugën “Mirëkuptimi” në lagjen” në lagjen 15 Tetori” duke krijuar lehtësi në komunikimin mes Mbrostar Ferkos dhe unazës perëndimore të qytetit të Fierit. Këto punime synojnë zbutjen e diferencave nga qendra në periferi duke kryer kështu urbanizim cilësor të zonave të banimit.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka qenë një ndër premtimet e kryebashkiakut Armando Subashi dhe në mënyrë të vijueshme ato janë mbajtur. Synimi i punës së bashkisë së Fierit është ndërhyrja në çdo lagje, rrugicë e shesh pallati, për të vijuar transformimin e Fierit në çdo cep të territorit të tij./Tv Kombi/