Ballina Lajme Përmes divertisifikimit të ekonomisë së Fierit ambicia e kryebashkiakut Armando Subashi në...

Përmes divertisifikimit të ekonomisë së Fierit ambicia e kryebashkiakut Armando Subashi në mandatet e tij, ka qenë ajo e shndërrimit të një bashkie konkurruese sa në vend dhe më gjerë.FOTO

2

Ambicia e kryebashkiakut Armando Subashi gjatë dy mandateve të tij ka qenë ai i konsolidimit të profilit të Fierit si një pol i zhvillimit ekonomik rajonal, por edhe në rang kombëtar.

Tashmë në përfundim të këtij mandati bilanci në këtë drejtim është pozitiv, ndërkohë që janë evidentuar burimet të cilat meritojnë akoma më shumë vëmendje dhe vënien në shfrytëzim dhe kthimin e tyre në burime financiare, rritje të numrit të punësimeve dhe rritjen e nivelit ekonomik të komunitetit të bashkisë së Fierit.

Në synimet e tij ka qenë që përmes diversifikimit të ekonomisë së Fierit dhe krijimit të kushteve të bëhet e mundur që bashkia e Fierit të konkurrojë në nivel vendi dhe më gjerë. Në këto vite baskia e Fierit kanë qenë në binjakëzime me simotra në vende të ndryshme të rajonit.

Sot një numër i ndjeshëm emigrantësh janë kthyer në vendlindjet e tyre duke ngritur biznese në bujqësi në sera, kultura bujqësore si luleshtrydhe, ullinj, kivi e në rritjen e cilësisë së prodhimeve të domateve, specave, trangujve, lakrës të cilat jo vetëm plotësojnë kërkesat vendase, por edhe tregun e jashtëm. Tashmë sipërfaqet bujqësore nuk janë djerrë, por kërkohen për marrjen me qira dhe punimin e tyre në mbjellje me grurë apo drithëra të tjera, falë dhe mbështetjes nga programet mbështetëse të qeverisë.

Risi në këtë drejtim është dhe ngritje e bizneseve agropërpunuese një biznes që po ringrihet pas shumë vitesh të inekzistencës së tij. Po në drejtim të blegtorisë sot janë të shumta bizneset të cilat punojnë me cikël të mbyllur që nga prodhimi, përpunimi dhe tregtimi i gjedhëve, derrave, shpendëve.

Një larmishmëri shërbimesh ushtrojnë aktivitetin e tyre në njësitë e ndryshme administrative, duke plotësuar kërkesat e banorëve, por edhe siguruar një rritje të mirëqenies dhe të ardhurave./Tv Kombi/